Kërkohet që çmimi i drurëve të rritet për 20%

Ndërmarrja “Pyjet nacionale” i ka kërkuar Qeverisë që çmimi i drurëve për ngrohje të rritet për 20%, për shkak se, siç pohon zëvendësdrejtori Berat Dehari, ndërmarrja është duke punuar vetëm me humbje.
“Ne tashmë kemi kërkuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që të rritet çmimi i drurit afër 20%. Do të miratohet apo jo, nuk varet nga ne, ndoshta 20% ose më pak, por për momentin ne jemi duke punuar me humbje dhe jemi jo rentabil në këtë drejtim, për shkak rritjeve të mëdha që janë bërë në aspekt global.”- deklaroi Berat Dehari, zv/drejtor i NP “Pyjet Nacionale”


Ndër arsyet e kësaj kërkese janë edhe zjarret nëpër pyje.

“Faktorët negative janë edhe zjarret të cilat janë aktuale në sezonin e verës, për shkak të rritjes së temperaturave.”- thotë Berat Dehari, zv/drejtor i NP “Pyjet Nacionale”

Qytetarët janë të revoltuar me çmimin vazhdimisht në rritje të drurëve për ngrohje.

-5 mijë denarë një metër kub dru.

-A ju duket normale kjo?

-Nuk është normale kjo. Njerëzit nuk kanë për ekzistencë të jetojnë, e jo dru 5 mijë denarë për të blerë, vetëm të marrim një sëpatë të dalim në Gazi Babë, të presim Gazi Babën, shumë lartë janë, nuk dinë çfarë të bëjnë njerëzit, vetëm të shkojnë në mbeturina për të mbledhur letra që të nxehen.// Është bërë baraz me arin.

-A I keni parë çmimet e drunjve në treg?

-5000 denarë.

-A ju duket normale kjo?

-Çfarë normale, nuk ekziston askund kjo, nuk ekziston në botë çmimet që janë këtu.

-Po çmimet janë shumë të shtrenjta.

-Çmimet janë të larta, jo vetëm të drunjve, por të gjithave.

A ju duket normale?

-Jo çfarë normale, punëtorët rrogat i kanë 300-400 euro. Meqë ma parashtrove këtë pyetje, kot që flasim sepse nuk merren masa.

Çmimet e drurëve nuk janë të njëjta në çdo qytet. Për shembull në rajonin e Pollogut janë më lirë sesa në Shkup./TV21/