Thaçi: Propozimi i keq por i radhës do të jetë edhe më i keq

Sonte në “Click Plus” në TV21 i ftuar është Menduh Thaçi, i cili tha se që nga koha e presidentit Kiro Gligorov e deri më sot ky është propozimi më i keq. Sipas tij, tjetri do të jetë edhe më i keq.


“Kam një karrierë politike 30-vjeçare. Do të them se ky është propozimi më i keq deri më tani, nga koha e Kiro Gligorov e deri më sot. Propozimi i radhës do të jetë edhe më i keq”, theksoi ai.

Përse e thotë këtë, Thaçi thotë se nuk ka shaka me faktorin ndërkombëtar.

“Ata ju ofrojnë një kompromis. Ne kemi nevojë për një kompromis për një të ardhme më të mirë. Ky nuk është një propozim francez, ky është një propozim i BE-së. Me këtë marrëveshje definitivisht i dhamë fund ndikimit të Rusisë në Maqedoni. Askush nuk thotë se gjuha maqedonase dhe identiteti i maqedonasve janë të diskutueshme. Shqiptarët kanë mirëkuptim dhe janë në anën e maqedonasve”, thotë Thaçi.