Tjetër sukses i jashtëzakonshëm nga xhudoja, Kosova renditet e para në LM “Oran 2022”

Kosova i ka përmbyllur në mënyrë të shkëlqyeshme garat në sportin e xhudos, në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.


Loriana Kuka ishte garuesja e fundit për sot, teksa as ajo nuk zhgënjeu.

Edhe 25-vjeçarja e fitoi medaljen e artë, pasi në finale mposhti francezen, Chloe Buttigieg.
Për Kosovën ishte kjo medalje e tretë e artë nga këto lojëra, e treta që gjithashtu vije nga xhudo.

Paraprakisht ishin fituar edhe katër medalje tjera në xhudo, dy të arta, me Distria Krasniqin e Laura Fazliun dhe dy të bronzta me Akil Gjakovën e Flaka Loxhën.

Sa i përket sportit të xhudos, Kosova në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” renditet e para – pra me pesë medalje në total (tri të arta e dy të bronzta).

Spanja ka të fituara gjashtë medalje në total, por renditet e dyta pasi ka një të artë më pak se shteti ynë.