Aksidentit tragjik në Greqi, 18-vjeçari po bënte gara shpejtësi ne makinën që u gozhdua në pemë

Mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me aksidentin automobilistik, që i mori jetën 18-vjeçarit ditën e sotme në orët e para të mëngjesit në Chalandri Greqi.


Sipas informacioneve të fundit 18-vjeçari po bënte gara me makinë bashkë me mikun e tij 20-vjeçar.

18-vjeçari humbi kontrollin e mjetit, doli nga rruga, e u përplas me një pemë. Përplasja fatale i mori jetën të riut grek.

Ndërkohë mësohet se shoku i tij 20-vjeçar është arrestuar nga policia greke.