Miliarderët në luftë!: Thellohet konflikti mes Elon Musk dhe Bill Gates

Të martën Elon Musk ka thumbuar përsëri  Bill Gates kur reagoi ndaj një artikulli ku pretendohej se themeluesi i Microsoft kishte financuar kritikët e tij.



Në një artikull të portalit amerikan Breitbart ku pretendohej se fondacioni i Bill Gates ka hedhur qindra miliona në grupe të shumta prapa fushatës që i shtyjnë reklamuesit të bojkotojnë rrjetin social Twitter nëse Musk e përfundon blerjen.

 

 

Elon Musk kishte reaguar në Twitter ndaj postimit të lajmit me një fjalë: “Psherëtimë”.

 

 

Kjo nuk është hera e parë që dy rivalët kanë shkëmbyer thumba mes njëri tjetrit. Pasi që ishte njoftuar se Musk është gati të blejë rrjetin social Twitter, Bill Gates kishte thënë se Musk duhet të ketë kujdes se mund ta përkeqësojë situatën me dezinformata.

 

 

Musk i njohur si një absolutist i lirisë së shprehjes i ishte përgjigjur me një ‘meme’ dhe tallje për Gates.

 

 

Musk kishte akuzuar Gates se ka investuar se stoqet e Tesla do të bien.

 

 

Më vonë kishte dalë në rrjete sociale dhe media komunikimi mes dyve me sms ku ishte sfiduar Gates nga Musk për këtë çështje. Gates i kishte kërkuar bashkëpunim në filantropi ku Musk kishte refuzuar pasi ia pranoi çështjen rreth Teslas.

 

Musk është i zëshëm kohëve të fundit edhe rreth çështjeve politike ku ka kritikuar ashpër partinë në pushtet në SHBA, demokratët se janë shndërruar në parti të urrejtjes siç e quajti. Ai kishte thënë se asnjëherë nuk kishte votuar për republikanët më parë por tani do ta bëjë.