Pasi Loredana u shfaq me lot në sy, Mozzik “solidarizohet” me problemin e saj

Pak orë më parë, këngëtarja kosovare, Loredana Zefi publikoi një fotografi në rrjetin social “Instagram” ku shihej me lot në sy dhe në një gjendje jo të mirë.


Reperja e njohur vuan nga alergjitë sezonale dhe këtë e ka treguar në fotografinë që e publikoi.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe ish i dashuri i saj, reperi Gramoz Aliu i njohur me nofkën “Mozzik” i cili është ‘solidarizuar’ duke publikuar një fotografi të faculeta dhe duke shkruar “polenalergy” në rrjetin social “Instagram”.

Kujtojmë se shpeshherë dyshja janë përfolur për një rikthim të mundshëm.