“S’ka shi, s’ka lule”

Këngëtarja dhe tashmë ylli i TV-së, Beatrix Ramosaj ka ardhur me një paraqitje simpatike në Instagram


Qysh herët ia kishte nisur karrierës muzikore, por ishte pikërisht paraqitja e saj në Big Brother Albania VIP 1 që i dha asaj shumë famë.

Kjo për shkak se Beatrix krijoi një lidhje me njërin prej personazheve më të përfolura në Shqipëri, Donald Veshaj.

“S’ka shi, s’ka lule”, ka shkruar Beatrix duke bërë figurën e vajzës simpatike para kamerës së telefonit.