Rritet numri i përdoruesve të Twitterit

Rrjeti social Twitter që këtë javë kaloi në pronësi të miliarderit Elon Musk, ka thënë se numri i përdoruesve në platformë u rrit më shpejt se sa ishte parashikuar, shkruan Bloomberg. Në tre mujorin e fundit, rrjeti social fitoi 513 milionë dollarë nga të ardhurat. Numri i përdoruesve aktivë në ditë u rritën në 229 milionë nga 199 milionë që ishte vitin e kaluar.


Rritja erdhi kryesisht jashtë SHBA-së me 18.1%. Njeriu më i pasur në botë, Musk, bleu Twitterin për 44 miliardë dollarë. Musk është përdorues i rregullt i platformës. Blerja do të marrë disa muaj deri në finalizimin e saj që do ta shohë Twitter të operojë tashmë si një kompani private.