Kapet i dyshuari që dje e goditi këmbësoren në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Policia njofton se sot është identifikuar personi dhe automjeti që dje e ka goditur një vajzë 20-vjeçare, këmbësore, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.


I dyshuari është arrestuar, ndërsa vetura e tij Opel Corsa është konfiskuar, e cila bëhet e ditur se ishte e dëmtuar.