Vrau të moshuarin për të marrë hakun e babait, çfarë shkruante në Instagram 17-vjeçari nga Lezha?

Ditën e sotme qyteti i Lezhës u trondit nga një ngjarje e rëndë pasi 17-vjeçari Florian Përvathi vrau me pistoletë 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj, i cili ishte vëllai i vrasësit të babait të Florianit, që ishte vrarë kur Floriani ishte vetëm 4 vjeç.


Tragjedia ishte thelluar edhe më shumë kur nëna e të riut piu helm sapo mori vesh ngjarjen e rëndë.

Mirëpo humbja e të atit në atë moshë fare të njomë duket se e kishte ushqyer me idenë e hakmarrjes Florianin dhe se krimin e sotëm e kishte planifikuar prej kohësh.

Në faqen e tij në instagram, 17-vjeçari shkruan: “Nuk jam hakmarrës, thjesht të rikthej nderin”.