Kodi Civil i cili pritet të ndryshohet në Kosovë me mbështetje të fuqishme të kryeministrit Albin Kurti që lejon martesat burrë me burrë ka krijuar një përçarje të thellë mes kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasamit dhe kryeministrit të Kosovës,  Albin Kurtin.


Kasami ka qenë kategorikisht kundër idesë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin në lidhje me martesat burrë me burrë.
Në pyetjen e TS, se a mbështet Kasami dhe VLEN-ni martesat burrë me burrë njejtë si Albin Kurti, Kasami tha se BESA është parti konzervatore dhe mbështesin vetëm  familjet tradicionale.

Ne jemi parti konzervatore, jemi parti e qendrës së djathtë, ne mbështesim familjen tradcionale. Nëse atë e ka thënë Albin Kurti, mund të shkosh në Kosovë lirisht edhe..” u shpreh Kasami për portalin TS.

Nuk dihet nëse kjo përçarje do të thellohet, pasi mbështetja e Kurtit ndaj VLEN-nit ka qenë e madhe por pas humbjes në zgjedhjet presidenciale partia e Kurtit është heshtur./TS/