Qeveria e Kosovës ndan 10 milionë euro për tejkalimin e krizës energjetike

Qeveria e Kosovës sonte zhvilloi mbledhje elektronike, në të cilën kabineti qeveritar ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 10 milionë euro për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike.


Sipas komunikatës, këto para do të shkojnë për masën 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.

Në mbledhjen e sontme, qeveria miratoi edhe masat e reja antiCovid, të cilat do të hyjnë në fuqi nga nesër.