Kovaçevski: Zgjedhje parlamentare do të ketë në 2024, bashkë me zgjedhjet presidenciale

Kryetari i LSDM-së, njëherësh edhe kryeministri i Maqedonisë se Veriut, Dimitar Kovaçevski në emisionin “Samo vistina” në Kanal 5 u shpreh se është njeri i gatshëm që të ballafaqohet me sfida dhe i gatshëm të ndërmerr përgjegjësi.


“Ndëmorëm përgjegjësi për zgjidhjen e sfidave që janë para qytetarëve. Kemi pandemi dhe krizë energjetike. Marrëveshja jonë për formimin e kësaj qeverie është “Qeveri 2022 – 2024″, dhe unë thash se do të ketë zgjedhje në vitin 2024, atëherë kur do të kemi edhe zgjedhje presidenciale”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se në politikë ka qenë anëtar disavjeçar i LSDM-së dhe se ka qenë në Këshillin Zgjedhor kur Cërvenkovski ka udhëhequr me partinë, por në kryesi ka qenë edhe kur Zaev ka qenë në krye të partisë duke përmendur përfshirjen e tij në trupet punuese të partisë në financa dhe në Komisionin për Ekonomi

Sipas tij, partia opozitare maqedonase që nga dita e parë kur ka kandididuar ka shpalosur gënjeshtra dhe të pavërteta.