Aksident tragjik gjatë skijimit, humb jetën në moshën 37-vjeçare aktori i famshëm

Pas ngjarjes së bujshme ku aktori me famë botërore Alec Baldwin vrau padashje gjatë xhirimeve fotografen e filmit, bota e kinematografisë është tronditur nga një tjetër vdekje.
Gaspard Ulliel, aktori francez që mori famën nga roli i Yves Saint Laurent në vitin 2014, u nda tragjikisht nga jeta.37-vjeçari, sipas familjarëve, pësoi një aksident të rëndë teksa bënte ski.
Ulliel fitoi vëmendjen ndërkombëtare për performancën e tij si kanibali i famshëm në “Hannibal Rising” dhe pati një rol kryesor në serialin e ardhshëm televiziv Marvel “Moon Knight”.
Ulliel fitoi një çmim César – ekuivalenti francez i një Oscar – për aktorin më të mirë në 2017, për rolin kryesor në “It’s Only the World” të Xavier Dolan, në të cilin ai luajti së bashku me Marion Cotillard dhe Lea Seydoux. Ulliel ishte imazhi kryesor i kompanisë Chanel për një nga parfumet e tij më të famshme Bleu de Channel.