Najçevska: Duhet të kemi shtet qytetar dhe jo etnik

Profesorja Mirjana Najçevska mendon se ardhur koha të fillohet me ndërtimin e shtetit qytetar dhe jo i bazuar në etni.


Sipas Najçevskës, masat që janë ndërmarrë për t’u arritur barazia mes qytetarëve duhet të ndalen atëherë kur do të arrihet qëllimi.

“Sipas nenin 1 paragrafi 4 të Konventës Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të diskriminimit, masat pozitive që po ndërmerret për t’u arritur barazia faktike nuk duhet të vazhdojnë pas arritjes së qëllimit”, shtoi ajo.

Kjo do të thotë, thekson Najçevska, nëse shkohet drejt ndryshimit të Kushtetutës, ligjeve dhe aktive nënligjore ku janë paraparë masa të ndryshme diskriminim pozitiv për shqiptarët.

“Është koha të fillojmë me ndëtimin e shtetit qytetar dhe jo etnik dhe problemin ta adresoajmë te partitë politike të pastra etnike”, tha Najçevska.