Studimi: Njerëzit që kanë kafshë shtëpiake janë më tërheqës tek seksi i kundërt

Ka kaq shumë gjëra që mund të bëni për t’u dukur më tërheqëse pa trajtime të kushtueshme estetike.


Njerëzit i duan njerëzit që kanë vetëbesim dhe ju mund ta forconi atë me një qëndrim pozitiv, dashuri dhe kujdes për veten, sepse është vërtetuar se njerëzit duan një partner të sigurt dhe të cilit mund t’i besojnë. 

LEXO EDHE:Shkencëtari bën deklaratën e fortë: Njerëzimi mund të zhduket

Kush dëshiron të jetë me dikë që nuk e do veten?

Gjithçka ndihmon, por ka mënyra të tjera për t’u bërë më tërheqës për partnerët e mundshëm. 

Sipas një studimi të Petsies, të kesh një kafshë shtëpiake i bën njerëzit më interesantë dhe tërheqës, shkruan portali Your Tango.

Përkatësisht, në një anketë të bërë me rreth 1000 njerëz, kompania u përpoq të zbulonte se cilat kafshë shtëpiake i bëjnë njerëzit më tërheqës për seksin e kundërt. 

Ata u treguan foto të partnerëve të mundshëm që kanë me vete kafshë shtëpiake të përmasave dhe llojeve të ndryshme.

Fotot shfaqnin mace, kotele, qen të mëdhenj, qen të mesëm, qen të vegjël dhe këlyshë.

Rezultatet ndryshonin ndjeshëm sipas gjinisë. Gratë ishin më tërheqëse për burrat me qen të mesëm, qentë e vegjël në vendin e dytë dhe gratë me mace në të fundit.

Burrat, nga ana tjetër, janë më tërheqës për gratë nëse mbajnë një qenush në krahë, macet zënë vendin e dytë dhe qentë e mëdhenj të fundit.

Përveç kësaj, të kesh një kafshë shtëpiake tregon se mund të kujdesesh jo vetëm për veten, por edhe për qeniet e tjera të gjalla, të cilat mund të jenë shumë tërheqëse për njerëzit.