Presidenti ukrainas vesh uniformën, viziton llogoret në kufi me Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i ka vizituar trupat ushtarakë afër një zone të konfliktit separatist në Ukrainën Lindore, në një kohë kur janë rritur tensionet rreth një grumbullimi të trupave ushtarake ruse afër kufirit me Ukrainën.


Zelenskyy përshëndeti shërbyesit dhe shëtiti nëpër llogoret e rajonit të Donetskut, duke thënë se forcat e tij kanë kapacitet që ta shuajnë një sulm potencial nga Moska.

Zyrtarë ukrainas dhe perëndimorë janë të brengosur se përqendrimi ushtarak rus mund t’i çojë përpara planet nga Kremlini për sulm ndaj fqinjit të tyre.

Kjo brengë pritet të jetë tema kryesore në telefonatën e së martës midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij amerikan, Joe Biden.