“Papa, ti je heretik”, prifti ortodoks në Athinë i bërtet kreut të kishës katolike (VIDEO)

Një prift i moshuar ortodoks në Athinë i bërtiti Papa Françeskut, teksa po hynte në një kishë ortodokse.


“Papa, ti je heretik”, bërtiti prifti grek në videon që është publikuar më poshtë, transmeton Telegrafi.

Aty shihet një burrë me mjekër të gjatë e të bardhë, i veshur me të zeza – duke bërtitur në gjuhën greke para objektit, ku më pas ndërhyri policia për ta larguar.

Sipas dëshmitarëve okularë, ai bërtiste aq shumë me qëllim që të mund ta dëgjoj Papa. E duket se ai u rrëzua derisa po e largonin policia, por e asistuan policët që të ngritet sërish në këmbë.