Zyrtare, mbyllet pa lënë gjurmë aventura e Besart Berishës te Prishtina!

Ka zgjatur shumë pak muaj aventura e Besart Berishës në futbollin kosovar dhe më konkretisht te skuadra kampione e Prishtinës. Sulmuesi që bëri karrierë për vite me radhë në Australi largohet pa lënë gjurmë nga Kosova. Vetëm 3 paraqitje për Berishën me Prishtinën dhe asnjë gol i shënuar. Ka qenë vetë klubi kryeqytetas ka që dalë me një komunikatë se palët kanë prishur me konsensus kontratën. Mbetet për t’u parë nëse Berisha do të vazhdojë një aventurë të re në Australia ty ku jeton prej vitesh, apo në moshën 36-vjeçare do të varë këpucët në gozhdë.