Në Kongresin e 7-të të Bashkimit Demokratik, ku morën pjesë mbi 400 delegatë dhe mysafirë, nga 80 anëtarë u zgjodh Këshilli Qendror i Partisë Demokratike, ndërsa kryetar u rizgjodh Pavle Trajanov.


Kongresi ka miratuar edhe thirrjen për qytetarët që të përfshihen në ndryshime, ku ndër të tjera theksohet se janë të nevojshme reforma thelbësore dhe rinovim të personelit.

Maqedonia është ngecur në një moçal politik, reformat themelore dhe rinovimi i personelit janë të nevojshme nëse duam të çojmë përpara të gjitha proceset. Në këto zgjedhje vendoset nëse vlerat do të inkorporohen në sistemin që do të garantojë ndërtimin e një shteti të denjë dhe modern evropian, të pavarur nga qeveria, një shtet qytetarësh të lirë dhe krijues, krenarë për veten dhe shtetin që ata kanë dhe po ndërtojnë.

Maqedonia duhet të ketë sukses, kjo është obligim dhe premtim për gjeneratat e ardhshme. Të jesh apo jo, këtë vendosni ju qytetarët! Shkoni në zgjedhje dhe përcaktoni të ardhmen e Maqedonisë, demokratike, të lirë, të fortë dhe të respektuar nga të gjithë.