Irlanda vendos masa të reja antiCovid

Klubet e natës në Irlandë do të mbyllen përsëri dhe vendi do të përballet me rregulla më të rrepta gjatë Krishtlindjeve, ndërsa qeveria po përpiqet të frenojë përhapjen e Covid-19.


Kryeministri irlandez, Micheál Martin njoftoi një numër kufizimesh të reja në një fjalim të premten(03 dhjetor).

Koncertet, ndeshjet sportive duhet të funksionojnë me kapacitet 50% dhe vizitat në shtëpi private duhet të përfshijnë jo më shumë se katër familje.

Rregullat e reja do të jenë në fuqi nga 7 dhjetori deri më 9 janar.

Qeveria irlandeze i mori këto vendime në një mbledhje të kabinetit të premten pas propozimeve nga shefi mjekësor dhe Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit Publik (NPHET).