Gjithë qeveria, zyrtarë të Kosovës dhe Shqipërisë presin 45 viktimave në aeroportin e Shkupit

Në aeroportin e Shkupit në nxjerrjen e 45 trupave të pajetë nga aeroplanët të cilët i sollën ditën e sotme në cermoni marrin pjesë gjithë funksionarët e shtetit nga presidenti Pendarovski, kryeparlamentari Xhaferi, kryeministri Zaev, zv.kryministri Grubi, Ali Ahmeti ministrat e vëndit.
Nga rajoni në këtë ceremoni marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë mes tyre edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Blendi Çuçi, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe të tjerë.


45 trupat e pajetë pritet që sot t’u dorëzohen familjarëve të tyre, derisa sot po ashtu pritet të bëhet edhe varrimi i tyre.

Nga ana tjetër buqeta me lule tashmë janë vendosur në sheshin “Skënderbeu” në Shkup ku do të arrinë 45 kufomat të aksidentit tragjik të 23 nëntorit në Bullgari./TS/