Taravari: Aleanca mbështet VMRO-DPMNE në Kërçovë

Aleanca për shqiptarët në rrethin e dytë pritet që të mbështesë kandidatin e VMRO-DPMNE-së në komunën e Kërçovës, kështu ka deklaruar sekretari gjeneral i kësaj partie, Arben Taravari.


“Pasi ne kemi edhe partner koalicioni, me të cilin duhet patjetër të ulemi t’i koordinojmë qëndrimet, kështu që brenda këtyre dy tre ditëve ma merr mendja se do të kemi qëndrime partiake, të cilat do të merren në organet partiake. Ne kundërshtar politik e kemi BDI-në dhe çdo kandidat që nuk është i BDI-së mendoj se si opozitë shqiptare duhet ta përkrahim atë kandidat duke i përfshirë të gjitha komunat pa përjashtim”, ka thënë Taravari.

Ndryshe në komunën e Kërçovës gara zhvillohet mes kandidatit të VMRO-së dhe BDI-së Fatmir Dehari ndërsa atë të VMRO do e përkrahë edhe Aleanca për shqiptarët.