Kandidati serb shkon në qendrën e votimit me ‘stiker’ në gojë

Qytetarët e Kosovës po e shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot.


Deri më tani pjesëmarrja më e madhe e qytetarëve është shënuar në Mitrovicë të Veriut.

Lideri i Iniciativës “Srpski Opstanak”, Dushan Millunoviq është fotografuar në një nga qendrat e votimit atje, por paraqitja e tij ka tërhequr vëmendjen.

Ai është shfaqur me sticker të vendosur në gojë.

Millunoviq është kandidat për këshilltar komunal në komunën e Mitroviës Veriore.

Theksojmë se deri në ora 11, pjesëmarrja e qytetarëve në votime në gjithë Kosovën është 8.2%.