MSh: 69 qytetarë kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës anti-Covid

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 7.207 qytetarë, 1.820 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 721.156 persona, transmeton Alsat. Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 1.505.469 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 721.156 qytetarë. Nga Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njoftojnë se dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit e kanë pranuar 69 persona.