Forum i sigurisë në Ohër: Qasje kolektive për përgjigje të suksesshme ndaj kërcënimeve të reja të sigurisë

Të punojmë kolektivisht që të mund me sukses të përgjigjemi ndaj kërcënimeve të reja të sigurisë, ka qenë porosia dërguar nga Forumi i sigurisë në organizim të Qendrës Marshall dhe Asociacionit Alumni në Republikën e Maqedonisë së Veriut që sot u mbajt në Ohër.


Fjalime hyrëse kanë pasur ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, ambasadorja e SHBA-së në vend, Kejt Mari Bërnz dhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Anke Hollshtajn.

Osmani në fjalimin para pjesëmarrësve të forumit ka theksuar përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në realizimin e qëllimit të saj strategjik për integrim të plotë në BE, pastaj duke theksuar gatishmërinë e pushtetit në vend që të jetë promovues i bashkëpunimit rajonal.

Bërnz ka theksuar mbështetjen e SHBA-së në përpjekjet reformuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ambasadorja e ka shfrytëzuar mundësinë të theksojë nevojën e përgjigjes kolektive në përballjen me kërcënimet e reja hibride, duke theksuar pastaj në atë rast nevojën dhe përcaktimin e ndërtimit të kapaciteteve adekuate.

Ambasadorja gjermane, Hollshtajn ka përsëritur mbështetjen e Berlinit në aktivitetet dhe hapat e mëtejmë të Maqedonisë së Veriut në BE. Duke u përqendruar në zgjedhjet e mbajtura në Gjermani, Hollshtajn ka thënë se dalja e madhe e qytetarëve të Gjermanisë në zgjedhje, vetëm konfirmon se demokracia funksionon edhe në kushte të pandemisë.

Në panelet e organizuara në kuadër të forumit krahas profesorëve nga “Qendra Xhorxh Marshal” do të kenë paraqitje dhe punime profesorë eminent dhe ekspertë nga sfera e sigurisë nga rajoni dhe më gjerë.