Arrestohen dy mashtrues nga Shkupi, të moshës 69 dhe 70 vjeçe

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se gjatë ditës së sotme janë arrestuar dy persona nga Shkupi, përcjell Alsat. Arrestimet kanë ndodhur nga ora 09:15 deri në ora 10:20, në rrugën “Viktor Igo” në Shkup.


“Policia pas lëshimit të fletarrestit nga Gjykata Themelore Shkupi 1, ka privuar nga liria L.M. (69) dhe S.M. (70), të dy nga Shkupi, për vuajtjen e dënimit me burg për kryerjen e veprës penale “mashtrim”, vepër e dënueshme sipas nenit 247 nga Kodi Penal”, shtojnë nga MPB.