Struga prej sot do të duket ndryshe, Bekim Memeti e përfundoi rrugën buzë liqenit

Në një kohë rekord , një prej zonave më të frekuentuara në qytetin turistik të Strugës , prej sot do të ketë pamje të re me rregullimet infrastrukturore atje informon Tetovasot.Edhe ky projekt i realizuar ka firmën e Ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” nën drejtimin e Bekim Memetit.Ky i fundit së bashku me kryetarin e Komunës së Strugës Ramiz Merko ditë më parë në një takim mes tyre e konfirmuan këtë investim buzë liqenit, por në një kohë shumë të shpejtë kjo tashmë është realizuar.
NPK ” Rrugët e Maqedonisë” është një ndër ndërrmarjet më të suksesshme gjatë kësaj periudhe ku në zona të shumta janë bërë investime kapitale në shërbim të qytetarëve.Drejtori Memeti poashtu është shprehur se ka akoma gjëra të tjera që do ti vë në realizim së shpejti.Tetovasot