Kryetari i këshillit Liridon Useini tregon të vërtetën: Gjithë punët që janë bërë në Zhelinë janë projekte të Fatmir Izairit

Kryetari i Këshillit Komunal në Komunën e Zhelinës, Liridon Useini ka deklaruar se projektet e shumta si: rekonstruimi i rrugës lokale në Grupçin, rekonstruimi i rrugës lokale në Novosellë, ndërtimi i rrugës lokale në Zhelinë, rekonstruimi i objektit shkollor në Pallaticë, SH.F. “Fan Noli” – Trebosh, rekonstruimi i objektit shkollor në Grupçin, SH.F. “Pashko Vasa” – Grupçin, rekonstruimi i objektit shkollor në Llërcë, SH.F. “Rametulla Ameti” – Çiflik, investime në sistemin e ujësjellësit regjional për 13 vendbanime dhe rrjeti i kanalizimit dhe ujësjellësit në Zonën Industriale deri te varrezat e dëshmorëve të Dëbërcës, janë projekte të fituara (siguruara) nga përbërja pararake por të realizuara (nga të cilat disa projekte ende nuk kanë filluar dhe disa janë në realizimin e sipër) në këto 4 vitet e fundit, transmeton TetovaSot.


“Të nderuar qytetarë të Komunës së Zhelinës,
Pasi ende jam në detyrën e Kryetarit të Këshillit Komunal e ndjej për obligim moral të sqarohem me hutin e krijuar në opinion, në lidhje me disa projekte.
Projekte si: Rekonstruimi i rrugës lokale në Grupçin, Rekonstruimi i rrugës lokale në Novosellë, Ndërtimi i rrugës lokale në Zhelinë, Rekonstruimi i objektit shkollor në Pallaticë, SH.F. “Fan Noli” – Trebosh, Rekonstruimi i objektit shkollor në Grupçin, SH.F. “Pashko Vasa” – Grupçin, Rekonstruimi i objektit shkollor në Llërcë, SH.F. “Rametulla Ameti” – Çiflik, Investime në sistemin e ujësjellësit regjional për 13 vendbanime dhe Rrjeti i kanalizimit dhe ujësjellësit në Zonën Industriale deri te varrezat e dëshmorëve të Dëbërcës, janë projekte të fituara (siguruara) nga përbërja pararake por të realizuara (nga të cilat disa projekte ende nuk kanë filluar dhe disa janë në realizimin e sipër) në këto 4 vitet e fundit.
Ndërsa për të gjithë aktivitetet, realizimet dhe mos realizimet e mandatit tim 4 vjeçar do t’ju njoftoj në ditën e mbajtjes së seancës së fundit e cila parashihet të zhvillohet përpara fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të Tetorit.
Ps. pa mos mbrojtur interesin e ndonjërit kandidat, por gjithnjë duke mbrojtur të drejtën” ka shkruar Useini përmes Facebook./TetovaSot/