Zgjedhjet presidenciale: Të drejtë vote kanë 1.814.317 persona

Sot në vend mbahen zgjedhjet e shtata presidenciale në 3480 qendra votimi dhe të drejtë vote kanë 1.814.317 persona. Qendrat e votimit u hapen në orën 07:00 dhe votimi zgjat deri në orën 19:00.


Sipas Listës Zgjedhore të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në vend janë regjistruar për të votuar 1.713.758 persona, me punë të përkohshme ose me qëndrim jashtë vendit 95.116 persona dhe 2.147 janë duke vuajtur dënimin me burg ose janë në paraburgim.