Zgjedhjet presidenciale/ Lagja e trimave, paraqiten parregullsi të para

Gjatë ditës së sotme disa kuti vendvotimi u hapën me vonesë, por në disa pati edhe disa probleme të natyrave tjera.


Në Lagjen e trimave në Kumanovë, në kutinë e votimit numër 1039 një votues është penguar për të votuar edhe pse gjendet në listën e votimit dhe ka pasur dokument identifikimi valid.

Rasti është paraqitur në Këshillin Komunal të Zgjedhjeve.