Sonte takimi i madh Macron-Vuçiq, Franca e qartë me Serbinë për Kosovën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron sonte në Paris do ta pres në takim kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


Lideri serb kur njoftoi për takimin tha se “ky është takimi  më i rëndësishm që kam zhvilluar ndonjëherë”.

Biseda zhvillohet disa ditë pasi që vetë Vuçiq “urdhëroi”qeverinë e shtetit të tij ta bëjë Ekipin Shtetëror, që do të punojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Ekipin në fjalë, siç njoftoi qeveria serbe, do ta udhëheq kryediplomati, Ivica Daçiq, njofton Klankosova.tv.

Me krijimin e ekipit të tillë pala serbe po shkel enkas pikën katër të ujdisë së arrtitur para një viti me atë kosovare në Bruksel-në të  thuhet se Serbia, nuk kundërshton anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Profesori në shkollën prestigjioze IESEG me bazë në Paris, Valon Murtezaj, ka deklaruar se Franca dhe presidenti i saj Macron, do insistojnë por edhe qartësojnë, në këtë rast Serbisë se marrëveshjet me Kosovën, nuk mund të shkelen.

Republika franceze, ka bërë të qartë se Kosova duhet dhe do të jetë anëtare e KiE-së. Përderisa hyrjen e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, Parisi e konsideron çështje strategjike dhe të sigurisë së gjithë Evropës.

Ndryshe, në letrën e tij uruese për 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dërguar presidentes Vjosa Osmani (më 13 shkurt 2024) Macron, mes tjerash tha se javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zbatimin e të gjitha dispozitave të ujdisë Bruksel-Ohër, përfshirë krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë./Klankosova.tv