Al Nassr ka arritur të kualifikohet në finale të King Cup në Arabinë Saudite.


Në gjysmëfinale, Al Nassr mposhti Al Khaleej me rezultat 3:1.

Cristiano Ronaldo shkëlqeu duke shënuar dy gola në këtë takim.

Fillimisht ai ndryshoi shifrat në minutën e 17-të me një gol të bukur.

Mane dyfishoi shifrat me gol nga penalltia nëm intuën e 37-të të ndeshjes.

E në minutën e 57-të, Ronaldo shënoi sërish me Yahya që asistoi në dy golat e portugezit.

Krejt në fund, Al Khaleej shënoi golin e nderit nëpërmjet Al Terais në minutën e 82-të.