S’ka rikthim të madh, Liverpooli eliminohet nga Atalanta

Liverpooli është përshëndetur nga Liga e Evropës.


“Reds” u eliminuan në çerekfinale nga ekipi italian, Atalanta.

Liverpool shënoi fitore në ndeshjen e dytë në Itali 0:1, por ishte e pamjaftueshme, pasi që Atalanta kishte triumfuar 0:3 në ndeshjen e parë në “Anfield”.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi herët në minutën e shtatë nga penalltia, realizuar nga Salah.

Kësisoj, Liverpoolit i mbetet të luftojë vetëm në Premierligë për titullin kampion.