“Vendi ynë ka të rinj që posedojnë potencial të madh inovativ dhe është detyra jonë ta mbështesim këtë potencial”. Këtë e theksoi DFIZHT Festim Halili në panelin e sotëm “Sfidat dhe perspektivat e tregut të punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i cili u mbajt në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.


Të rinjtë dhe ambiciozët janë fokusi i punës së FIZHT, i cili përmes instrumenteve të tij mbështet frymën sipërmarrëse tek të rinjtë, zhvillimin e ideve inovative dhe kreative që ata posedojnë dhe zhvillimin e bizneseve të reja që krijojnë vende të reja pune, theksoi më tej Halili.