Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei është zotuar se “regjimi keqdashës sionist i Izraelit do të ndëshkohet” pas nisjes së sulmeve të Iranit me dronë kundër Izraelit.


Në një video në X, Khamenei tha:

“Vetë regjimi dashakeq, i cili është gjithë i ligë, ligësi dhe gabim, i shtoi gabimeve të veta një tjetër gabim duke sulmuar konsullatën iraniane në Siri”.

“Zyrat e konsullatës dhe ambasadave në çdo vend ku ato ekzistojnë konsiderohen si toka e vendit të cilit i përket ambasada. Të sulmosh konsullatën tonë është si të sulmosh tokën tonë”.

“Regjimi dashakeq ka bërë një lëvizje të gabuar në këtë rast. Duhet të dënohet dhe do të dënohet”.