Rama për turizmin në rritje në Shqipëri: Sfidë ruajtja e natyrës

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në hapjen e bazës së re ajrore të NATO-s në Kuçovë Foto: Arkiv


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte sot i pranishëm në takimin e 70 të Komisionit për Evropën i Organizatës Botërore të Turizmit.

Në fjalën e tij, Rama tha se sfida në zhvillimin e turizmit është ruajtja e natyrës në mënyrë që brezave të ardhshëm t’u lihen të paprekura bukuritë e vendit, transmeton tch, transmeton Klankosova.tv.

“Sot kemi një realitet tërësisht ndryshe, 10 milionë turistë vjet dhe me shifra shumë të larta gjatë këtyre tre muajve të parë të vitit. Ky nuk është vetëm sukses, por edhe sfidë e madhe. Ka shumë gjëra për të zgjidhur nëse nuk duam që Shqipëria të humbasë bukurinë, në rast se duam që Shqipëria të jetë një destinacion ku turizmi të jetë vlerë e shtuar dhe një vend me anë të cilit ne krijojmë hapësirën për të festuar humanitetin, duke bërë bashkë nga vende më të ndryshme, të çfarëdolloj kulture, historiku, gjuhe, për t’i bërë ata të dihen që kanë ardhur në Shqipëri. Duhet të ruajmë natyrën, duhet të ndërtojmë gjëra me arkitekturë të bukur, të mahnitshme, duhet t’i gërshetojmë. Të krijojmë hapësirat e duhura që njerëzit të marrin më shumë nga bizneset nga toka e tyre, por nga ana tjetër të kenë mundësi të lënë më shumë për brezat e ardhshëm”, tha Rama mes të tjerash.