Kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani në tubimin në Kërçovë, ka theksuar se bashkë me Frontin Europian dhe koalicionin, do të thyhen kalatë e monopoleve etnike.


“Një kala që na brenë të gjithëve dhe na jep gjithmonë atë sinjalin se ende gjithçka nuk është në rregull, ende nuk janë mundësitë e barabarta për të gjithë, dhe ajo është kalaja e presidentit të parë. Andaj vëllezër e motra, unë garoj, që me 24 prill, ta kuptoni peshën e këtij misioni, se vota juaj nuk është vetëm për kandidaturën time, vota juaj, mbështetja juaj është për të thyer kalanë e fundit të monopolit entik dhe rrumbullakimin e barazisë së plotë të të gjithë komuniteteve në vendin tonë të përbashkët”, përfundoi Osmani.