Në Prizren po ndërtohet obelisku ‘gjigand’ për UÇK-në

Tek vendi “Tuma e Leskovecit” në Vërri të Prizrenit po vendosen tre shkronja emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).


Ky obelisk, më i gjati në Kosovë pritet të përurohet me datën 12 qershor, me rastin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit. Obelisku është propozuar nga ish komandantët e UÇK-së në zonën e Vërrinit, Zafir Berisha, Xhemshit Krasniqi, Naser Berisha e të tjerë, dhe ndodhet në një vend ku mund të shihet nga shumë drejtime.

Obelisku me shkronjat UÇK do të shërbejë si një simbol i përhershëm i kujtesës për luftën dhe përpjekjet për liri dhe drejtësi.