Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se është ngritur kallëzim penal kundër 5 personave, për një atentat që ka ndodhur më 8 mars në Shkup.


2 persona akuzohen për “tentativë për vrasje”, ndërkaq tre të tjerë për “vrasje” në tentativë dhe “bashkëkryerje”.

“SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër S.E.(31) dhe H.E.(49) për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vrasje në tentativë” dhe kundër I.E.(28), B.E.(24) dhe J.B.(21), të gjithë nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “vrasje” në tentativë dhe “bashkëkryerje”. Më datë 08.03.2024, pas një përleshje paraprake me M.A., të denoncuarit e kanë sulmuar fizikisht, pas çfarë i denoncuari i parë me mjet të mprehtë i ka shkaktuar më shumë plagë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.