Kandiq: Të akuzuarit për vrasjen e 118 civilëve në Pejë nuk paraqiten nëpër seanca

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Nastasha Kandiq, ka thënë të akuzuarit për vrasjen e 118 civilëve në Pejë nuk po paraqiten në seanca, duke e vënë në pikëpyetje punën e sistemit të drejtësisë në Serbi.


“Nëse të akuzuarit për krime lufte në fshatrat e komunës së Pejës, në të cilat kanë vrarë 118 civilë si pjesëtarë të VTO UJ, nuk vijnë në tri nga tetë seancat e planifikuara, kjo tregon se gjyqësori është ‘i prishur’, gjë që mbështetet nga fakti që aktgjykimi i shkallës së parë është miratuar në vitin 2014”, ka shkruar Kandiqi në Twitter.