Rebelët Huthi të Jemenit, pretendojnë se gjatë të shtunës kanë rrëzuar një dron tjetër të ushtrisë amerikane të tipit MQ-9, ku madje kanë publikuar pamjet e rrëzimit të fluturakes.


Huthi kanë njoftuar se këtë e arritën me raketën tokë-ajër, si pjesë e një sulm të ri.

Koloneli i forcave ajrore amerikane Bryon J. McGarry, njëherit zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, ka thënë për Associated Press se “një dron i forcave ajrore amerikane MQ-9 është përplasur në Jemen”.

Ai theksoi se janë duke u zhvilluar hetimet, duke mos dhënë shumë detaje për që ka ndodhur.

E Huthit kanë shfaqur në video momentin kur raketa shënjestron dronin.

“Zoti është më i madhi”, thuhet përbri videos së postuar nga ky grup.