Çitaku për vrasjen e gruas në Pejë: Situata është alarmante, s’po mundem me gjetë as fjalë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas vrasjes e gruas në Pejë, që dyshohet se është bërë nga bashkëshorti i viktimës.


Çitaku është shprehur se nuk po mund të gjejë fjalë dhe se sipas saj, situata është alarmante, përcjell Klankosova.tv.

“Edhe një grua u vra sot në Pejë. Nga bashkëshorti. Situata është alramante. S’po mundem me gjetë as fjalë”, ka shkruar ajo në Facebook.