Bexheti: Fitojmë zgjedhjet – në Nj.Z.1 marrim katër mandate!

Për bartësin e Listës për Deputet në NJ.Z.1 , Blerim Bexheti,nuk ka dilemma. Mbrëmë në Klan Debat ai u shpreh bindur se Fronti Europian është favorit në nivel vendi dhe do të korrë fitore të thellë.


“Mbas të gjitha rejtingjeve, dhe hulumtimeve të opinionit Fronti Europian është favorit në të gjithë shtetin edhe në zonën zgjedhore numër një qëndrojmë shumë mirë, dhe varësisht nga dalja që do jetë pretendojmë katër mandate. Tani jemi në përfundim të zgjedhjeve presidenciale, ndaj bindje të thellë që do të korrim fitore të thellë për të dyja zgjedhjet, si në ato presidencialet, ashtu edhe në zgjedhjet parlamentare” – tha Blerim Bexheti.

Analisti Valon Bela tha se opozita shqiptare në këto zgjedhje duhet të dalë me ide konkrete dhe jo të gjithë fushatën ta zhvillojë vetëm kundër BDI-së.

“Këto kryetar të partive pasi formuan partitë e tyre tani bashkohen. Dhe ky bashkim ka ardhur nga inati që kanë për BDI- Nga opozita unë ende nuk ka pa një ide, akoma nuk ka pa program të tyre. Nuk mundet z.Mexhiti apo opozita shqiptare të ketë mungesë të njohurive politike. Nuk mund ta mundni BDI-në duke e goditur aty ku është më e fortë” – tha Bela.

Gazetari Abedin Ismaili duke elaboruar sindromin e përçarjes te partitë dhe koalicionet shqiptare, vlerëson se ky rrezik më shumë ekziston te Fronti Evropian, se sa te koalicioni VLEN.

“Po shoh që ka mungesë në opinionin publik, edhe nëse këta synojnë 20 plus deputetë ato numra janë bashkim i nëntë subjekteve politike. Përçarjet lindin aty ku krijohen bashkimet, dhe sa BDI-ja do të mburret me atë rezultat dhe do ta shikojë gjithë atë fitore si të BDI-së por edhe a ekziston rreziku edhe i përçarjes.

Unë po dëgjoj zëra se do të ndahen katër parti që janë bashkuar në bllokun opozitar, ku në anën tjetër i ke nëntë parti, dhe probabiliteti logjik është që përçarja është më e lartë te Fronti Europian se te VLEN-i. Kemi katër parti politike që shumë më lehtë mund të gjejnë gjuhë mirëkuptuese se nëntë parti politike” – tha Abedin Ismaili.

Sa i përket fushatës zgjedhore bashkëbiseduesit vlerësuan se kjo fushatë presidenciale, për momentin paraqet një shembull të mirë, ku po dëshmohet një kulturë e lartë e politikanëve dhe qytetarëve.