Bastri Bajrami


Duke lexuar sot ne rrjetet sociale njërin nga kryetarët e opozitës S’VLEN se si ka kujtuar disa memoare nga e kaluara e përplasjeve PDSH dhe BDI duke hapur plagët e vjetra ka tentuar që të njollosë bashkimin e shqiptarëve në Frontin Europian dhe sipas tij ende duhet që shqiptarët të mbeten peng i asaj të kaluare dhe mos të pajtohen asnjëherë.
Kur analizoj shkrimin që ka shkruar personi në fjalë menjëherë më kujtohet se po i njejti në vitin 2009 si i friksonte aktivistët e “Demokracisë së Re” duke i shantazhuar me përjashtime nga puna, me mbyllje të bizneseve por edhe duke i dërguar inspekcione kundërkandidatëve për t’ja u prishur objektet afarsite.
Poashtu kur jemi te memoaret më kujtohet se si në vitin 2017 Zeqirija Ibrahimi me Izet Mexhitin që sot janë bashkë, nuk lanë gjë pa thënë për njëri tjetrin deri edhe në përqeshjen me defektet shëndetësore, apo edhe kur te nëndega ku banonte Bekim Sali grupi i Izetit rahu aktivistët e Lëvizjes BESA.
Kujtime të tmershme kemi edhe nga viti 2018 ku Bilall Kasami mr Afrim Gashin jo vetëm që futën vëllavrasje mes aktivistave po edhe u bënë gazi i botës duke përfunduar në stacione policore, prokurori dhe gjykata.
Pastaj më kujtohet 2020 dhe 2021 ku Izeti Mexhiti me Visar Ganiun nuk lanë gjë pa baltosur Arben Taravarin, Bekim Salin, Zeqirija Ibrahimin dhe Afrim Gashin.
Për në fund më kujtohet momenti kur deputet i vendit në stilin e Koza Nostrës brenda natës u zhduk dhe nuk mbet njeri që nga Bilall Kasami, Arben Taravari e Afrim Gashi që nuk e shpallën tradhëtar dhe që në fund u ulën duke buzeqeshur sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Na flisni ju për nder, moral, njerzillëk?
Mos u turpëroni më tepër po vazhdoni tu shërbeni Mickoskit dhe oligarkëve maqedonas ndërsa ne që jemi bashkuar në Frontin Europian për kauzë tjetër na leni ta vazhdojmë betejën tonë. Nuk kërkojmë të na ndihmoni në luftën kundër mentorëve tuaj por të paktën na lini të qetë në betejën tonë edhe të pajtimit mes shqiptarëve edhe të misionit për të arritur aty ku duan të na shohin shqiptarët – të bashkuar në Bashkimin Europian.