Skuadra e Manchester Cityt shënoi fitore të madhe ndaj Tottenham Hotspur me rezultatin 2:0 në ndeshjen e mbetur të Premier League.


Para se City të shënonte golin e dytë, vendasit patën një rast të mirë me sulmuesin Heung-Min Son – por koreani humbi rastin veç me portier, shkruan Indeksonline

Pep Guardiola gati sa nuk pësoi “sulm” në zemër kur shihte lojtarin e Spurs duke shkuar drejt portës së tij.

Por, portieri Stefan Ortega u tregua heroi i Manchester Cityt duke bërë pritje fantastike në tri raste të ekipit vendas.

Me këtë fitore, Manchester City tani merr kryesimin në tabelën e Premier League, dy pikë më shumë se Arsenali./Indeksonline