Zvicra fiton me golin e Xherdan Shaqirit

Zvicra ka regjistruar fitore në miqësoren e zhvilluar sonte ndaj Irlandës.


Ndeshja e zhvilluar në “Aviva Stadium” në Dublin përfundoi me rezultatin minimal – 0:1.

Golin e fitores për “Helvetikët” e realizoi Xherdan Shaqiri, në minutën e 23-të.

Ylli nga Kosova realizoi gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë.