Zuckerberg blen superjahtin e preferuar të oligarkut rus për 300 milionë dollarë

Nga oligarku miliarder rus Vladimir Potanin në duart e Mark Zuckerberg kaloi një varkë superluksoze, “Launchpad”, e cila bëri udhëtimin e saj të parë nga Holanda, pasi mori një leje speciale importi në SHBA.


Është padyshim një dhuratë për ditëlindjen për Zuckerberg, pasi ai e mori atë disa javë para ditëlindjes së tij të 40-të, më 14 maj.

Veshja e tij mund të jetë e thjeshtë, shpesh vesh të njëjtat rroba, por i pëlqen jeta luksoze. Vitin e kaluar ai filloi të ndërtojë një resort gjithëpërfshirës në Hawaii, ndërsa këtë vit po mendon të lëvrojë detet me një superjaht.

Shtypi amerikan beson se ai mund t’i ketë bërë një dhuratë vetes, “Launchpad”, 118 metra e gjatë me një kosto deri në 300 milionë dollarë (276 milionë euro).

Miliarderi baba i tre fëmijëve është në listën e katër njerëzve më të pasur në botë dhe pasuria e tij sipas revistës Forbes vlerësohet në 163 miliardë euro.

“Launchpad” është aktualisht e ankoruar në një port të Floridës, siç theksojnë gazetat New York Post dhe Bild.

Ai që hodhi sytë për herë të parë në superjahtin mbresëlënës blu ishte oligarku rus Vladimir Potanin, një nga njerëzit më të pasur në vendin e tij./