ZGJEROHEN KUFIJTË E TURQISË

Savash Veliu


Presidenti Erdogan:
“Nëse ndonjë vend tjetër do të përjetonte atë që përjetoi Turqia, do të duheshin dekada për t’u rikuperuar.”

Kjo sepse NATO me GLADIO është kundër Turqisë, e cila po shkatërron çdo shtet të majtë apo të djathtë, ekonomikisht dhe politikisht nga brenda.
Por ato ditë kanë kaluar dhe Turqia ka fituar fuqinë për të kontrolluar pa frikë NATO-n duke e mbajtur atë në një distancë, kurse opozitën e brendshme e shtyp deri në pikën e dëshpërimit.

Dhe Dr Imam Jusuf El Kardavi thotë:
“Fuqitë e së keqes vazhdojnë të bëjnë komplot kundër Turqisë së lirë, Turqisë së ndërgjegjes dhe parimeve, Turqisë muslimane, Turqisë së qëndrimeve njerëzore.
Allahu e ruajtë nga çdo e keqe Turqinë, popullin e saj, qeverinë e saj dhe Presidentin e saj”!
Kështu Turqia vazhdon të kthehet triumfalisht në skenën botrore si perandori e cila zgjeron kufijtë e saj deri në Ishujt Maldive të ndikuar nga Indianët, pra kufijtë te Molla e Kuqe (KIZILELMA), e cila pretendon të formojë Trekëndëshin e Tretë të Komandës së Oqeanit Indian, pasi mbreti proturk i Malldivës erdhi në pushtet dhe u blejtën UAV-të turke BAYRAKTAR TB-2, dhe në këtë fazë u dha ultimatum shtetit indian që të evakuojë bazën ushtarake deri më 31 mars të këtij viti nga Malldivet.
Hakmarrja e Turqisë ndaj Indisë, e cila i erdhi në ndihmë Armenisë, është një nisje e Madhe, sepse para kësaj, Pakistani ndihmoi Azerbajxhanin për të mposhtur armenët, dhe India, si Irani, kaloi në anën e Armenisë dhe kjo në mënyrë të pashmangshme detyroi Turqinë të dobësoi ndikimin e Indisë në rrethinë e saj në Malldivet sepse Armenia gjithashtu ngriti hundën ndaj Azerbajxhanit sot të ndihmuar nga të dy vendet Iran&Indi sepse kanë vendosur të veprojnë sipas tutorët e tyre si Franca dhe Amerika që janë në një linjë anti-myslimane në armatosjen e armenëve.
Tani dyqind vjet më vonë pas rënies së Kalifatit Osman, Turqia ka formuar Trekëndëshin e dytë Turqi-Libi-Shqipëri dhe të parën Turqi-Sudan-Katar, tani ka gjasa të vjen edhe Trekëndëshi i Tretë më i ri Turqi-Pakistan-Maldive, siç duket se do të vijë.
Ky zgjerim kufijsh të Turqisë me kohë ka gjasa të zgjatet deri në Venezuelën e largët tej oqeanike e cila ka siguruar të gjitha depot e Arit shtetëror të deponuara në arkën e shtetit turk..!
Tani Turqia vepron nga Kaspiku në Detin e Zi, nga Adriatik në Gjirin Persik, nga Mesdheu Lindor në Detin e Kuq dhe deri te Oqeani Indian.
Sot Turqitë thonë: Kemi shumë për të ardhur. Sepse sapo u kthyem në skenën globalopolitike!
Kështu, Turqia po hedh gurët e sinurit të saj gjeopolitik, që lidh Adriatikun me Murin e Madh të Kinës dhe Malajzinë me ate të Indonezisë e më vonë ndoshta dhe Japoninë në këtë vargan të organizmave TURAN.
Bloomberg shkruan: Ushtria turke nuk ka pasur një gjurmë kaq të madhe që nga koha e Perandorisë Osmane. Turqit janë pothuajse kudo…
Sot Ushtria turke ka baza ushtarake në Siri, Irak, Azerbajxhan dhe Somali.
Kurse Marina turke patrullon në detin Mesdhe dhe Egje, ku vendi pretendon të drejta mbi burimet energjetike në brigjet lindore..!

Kurse Ish-ambasadori amerikan në Ankara, Jeffrey thotë: “Turqia është një fuqi e madhe. Si Franca, si Japonia. Sigurisht, ajo është një fuqi e madhe si Rusia dhe Kina.”
Dhe Ambasador aktual SHBA në Ankara, Jeff Flake thotë:
“Është e vështirë të arrihet një zgjidhje në Gaza pa rolin e fuqive rajonale si Turqia”.
Kështu, Turqia po rikthehet në skenën gjeopolitike botërore me hapa të qetë, por të sigurt.