Koalicioni opozitar VLEN po vazhdon me organizimin e mërgatës shqiptare për të votuar në zgjedhjet parlamentare më 8 maj.


“E dashur Mërgatë, Ju ftojmë të bashkoheni me ne në një ndryshim të madh që do të ndodhë më 8 maj. Le të qëndrojmë këtu, me “valixhet” tona, që fëmijët tanë të kenë mundësinë të jetojnë afër familjarëve të tyre. Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Nisja nga Zvicra: E hënë 06.05.2024 Kthimi nga Maqedonia: 11.05.2024 Transporti është gratis për gjithë, për rezervime kontaktoni në numrat tanë”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.